Il carrello è vuoto.

Ricerca distributori
del libro nel tuo paese

o acquistare il libro on-line da questo sito.

ItalianοEnglishEspañolΕλληνικάFrançais DeutschРусский
StampaE-mail

HERKOLUBUS OSE PLANETI I KUQ V.M. Rabolú
Visualizza Ingrandimento

HERKOLUBUS OSE PLANETI I KUQ
V.M. Rabolú

Herkolubus ose Planeti i Kuq (V.M. Rabolú)Albanese

Prezzo: 4,90 €


HERKOLUBUS OSE PLANETI I KUQ
V.M. Rabolú

“Këtë libër e shkruajta me shumë sakrifi­cë të madhe shtrirë në një krevat, pa mundur të qëndroj në këmbë e as i ulur. Por duke e parë të nevojshme të paralajmëroj njerëzi­min për fatkeqësinë që po vjen bëra një për­pjekje të madhe.”

“Herko­lubusi ose Planeti i Kuq është pesë ose gja­shtë herë më i madh nga Jupiteri, është një gjigant i madh, kështu që asgjë nuk mund ta pengojë apo ta shmangë.”

“Shkencëtarët dhe gjithë bota janë trë­mbur akoma pa filluar shkatërimi, frika tek Zoti nuk ekziston tek asnjë tokësor. Besojnë se janë pa­dronë dhe zotër të jetës, se janë të fuqishëm, por tani do të shohim se ekziston Drejtësia Hyjnore që na gjykon në bazë të veprave.”

“Ekzistojnë çarje të mëdha në gjatësi të detit, shumë thellë që arrijnë në ko­ntakt me zjarrin e Tokës, për shkak të pro­va­ve bërtha­mo­re që bëjnë shkencëtarët dhe fu­qitë e më­dha që besojnë se janë fuqi, pa llogaritur pa­so­jat e barbarizmit që kanë kryer dhe vazh­dojnë të bëjnë kundër planetit dhe njerëzimit.”

“Zjarri i Tokës ka filluar të bëjë kontakt me ujin dhe shfaqen ciklonet që zotërinjtë, amerikanë e quajnë “Fenomeni El Ni­nio”. Nuk është “El Ninio” është kontakti i zja­rrit të Tokës me ujin që përhapet në­përmjet oqeanit. Në bazë të çarjeve do të shfaqen, tërmetet detare, tërmetet kontine­ntale, gjëra të tmerrshme në ujë dhe në to­kë, nuk do të mbetet qytet bregdetar pa u shka­tërruar. Do të fillojë fundosja e planetit tonë në oqean sepse ka devijuar boshti i Tokës për shkak të provave që bëhen.”

“Jam lidhur shumë herë me jashtëto­këso­rët, kam shkuar në planetët Venus dhe Mars duke lëvizur me Trupin tim Astral, ndë­rgje­gjesisht, mund tju vërtetoj për ata banorë të mrekullueshëm që nuk gjej dot fjalë për ti përshkruar për diturinë, kulturën dhe jetën engjëllore që jetojnë.”

“Anijet kozmike ndërplanetare lëvizin të gjitha me energji diellore. Përbëhen nga një material që këtu nuk ekziston, që reziston nga plumbat dhe në gjithçka, është një trup, nuk kanë saldime ose perçina dhe drejtohen në­përmjet butonash.”

“Çdo qenie njerëzore ka brenda vetes së vet një Shkëndijë Hyjnore që quhet Shpirt, Bu­dhata ose Esenca, domethënë ka emra të ndry­shëm në të vërtetë është një shkëndijë hyjno­re që na jep forcë për të filluar një pu­në, shpir­tërore si kjo që po ju mësoj. Kjo Esencë ose Shpirti është e ndrydhur nga ve­set e kë­qija e “unit” psikologjik, që në esote­ri­zëm qu­het “Ego” janë ato që nuk e lënë të shpre­het li­risht, sepse ata ndërmarrin përfa­qësinë dhe adre­sën e personit.”

“Me këtë punë të vdekjes të egos që po ju sugjeroj, fiton dikush Shkencën e Dëlirë që mëson të dojë njerëzimin. Ai që nuk punon me shpërbërjen e veseve, nuk mund të arrijë në dëlirësi as nuk do të mu­ndet ku­rrë të ndje­jë dashuri ndaj të tjerëve, sepse nuk do ve­tveten.”

“Kjo është Fusha e Astralit ose Dimensio­ni i Pestë ku nuk ekziston as pesha as dista­nca së cilës i përket Trupi Astral, ky është një trup i njëllojtë si fizik dhe energjik, i cili lëviz me shpejtësi të madhe si një mendim dhe është në gjendje të hetojë të gjitha sa dëshiron nga Universi.”

“Një mandram është një fja­lë magjike që na lejon të largohemi nga trupi fizikisht dhe na lejon të rikthehemi tek ai me vetëdije të plotë.”

mantram LA RA S

There seems to be an error with the player !

mantram FA RA ON

There seems to be an error with the player !

 

“I dashur lexues: Flas mjaftë hapur për të më kuptuar se është e domosdoshme të hi­dheni seriozisht në punë, sepse ai që punon i shpëton rrezikut. Kjo nuk është për të fo­rmuar teoritë, as bisedimet, por të eksperi­mentoni mësimin e vërtetë që po ju japë në këtë libër, sepse nuk kemi rrugëdalje tjetër.”

 

Përmbajtja
  • Parathënie
  • Herkolubus ose Planetı i Kuq
  • Provat Bërthamore dhe Oqeani
  • Jashtëtokësorët
  • Vdekja
  • Shpalosja e Astralit
  • Shënimet e Fundit
Specifiche tecniche
  • 64 pagine
  • Dimensioni cm 13 x 18.5
  • Cucitura con filo refe
  • Rilegatura con copertina plastificata
  • Prezzo 4,90 €